Koronavirusi, Ahmeti kërkon suspendimin e tubimeve të mëdha publike si shenjë parandaluese

06 mars 2020 | 13:25

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se do të ishte mirë që të shmangeshin tubimet e mëdha publike si parandalim për koronavirusin, i cili ka prekur një numër të madh të shteteve, duke përfshirë edhe disa të rajonit.

“Tashmë është e konfirmuar që gati çdo shtet i regjionit ka raste të konfirmuara të coronavirusit. Kjo do të thotë se gjasat janë shumë të mëdha që edhe në Kosovë të ketë raste edhe pse natyrisht jo të konfirmuara. Përderisa i përgëzoj institucionet për vigjilencën deri tani, tanimë po i shohim reagimet e krejt shteteve tjera që po reagojnë në ndalimin e përhapjes disa ditë pasi që po konfirmohen shumë raste”.

“Mirë do të ishte që si Kosovë që nga tani t’i suspendojmë tubimet e mëdha publike si parandalim e jo më vonë si reaksion. Nuk ka vend për panik, vetëm se ka hapësirë për të ndaluar përhapjen e virusit i cili po mund edhe shtetet më të zhvilluara e më të organizuara se Kosova”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, ka…