Koronavirusi, blindohet veriu i Italisë, shkon mbi 100 numri i të prekurve
23 shkurt 2020
| 11:43
Lombardia dhe Veneto janë rajonet më të goditura nga koronavirusi, dhe pavarësisht faktit që autoritetet kërkojnë të ruhet qetësia, shifrat i dalin kundër.
Bilanci i ofruar nga mbrojtja civile flet për mbi 100 të prekur, nga të cilët 89 në Lombardi, 17 në Veneto, 2 në Emilia Romagna.
Dy mbeten viktimat për momentin, mes të cilëve një grua 76-vjeçare.