Koronavirusi dhe Ramazani nuk e pengojnë Mavrajn të thyejë rekord (Video)

06 maj 2020 | 22:31

Pandemia Covid-19 dhe muaji i shenjtë i Ramazanit nuk  e kanë penguar futbollistin e FC Peja në futsall, Durim Mavraj që të thyej një rekord dhe me ketë rast të hyjë në histori të sportit të Kosovës.

Mavraj ka arritur që brenda 46 minutave të bëjë 5403 zhonglime me top. Në një bisedë për “Epokën e re”, futbollisti i FC Peja ka thënë se tërë kohën është duke ia kushtuar sportit.

“Në ketë kohën që vendi është duke kaluar nëpër një fazë mjaftë të vështirë më përballjen ndaj koronavrusit, personalisht  shumicën e kohës ia kam kushtuar sportit.  Për thyerjen e këtij rekordi nuk ishte aq vështirë, pasi kur e ke ndihmën e Allahut gjithçka është e arritshme”, ka thënë Mavraj, i cili është nga fshati Saradran i komunës së Istogut.

Lojtari i skuadrës pejane në futsall përvojë kishte edhe në futbollin e madh. Ai ka bërë karrierë edhe në Besën e Pejës dhe Istogun. “Si lojtar karrierën e kam filluar në klubin e Istogut, pastaj kam kaluar në klubin e Besës në futboll të madh dhe pas një viti u largova nga aty dhe karrierën e vazhdova për një vit në FC Besa Futsall. Ndërkohe në pesë vitet e fundit jam pjesë e FC Peja. Falënderoj lojtarët, trajnerët dhe kryetarët e klubit Sokol Malen dhe Jeton Berishën, pasi me ndihmën e tyre jam këtu ku jam”, ka deklaruar Mavraj.  (Veton ZYMBERI)

https://www.facebook.com/durimmavraj0/videos/3031081573619053/?t=7

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Serbisë votoi sot për heqjen e gjendjes së…