Koronavirusi do të dominojë në presidencën gjermane të BE-së

12 prill 2020 | 10:37

Përhapja e koronavirusit do të dominojë në agjendën e Bashkimit Evropian, kur Gjermania ta marrë kryesimin e presidencës së këshillit më vonë gjatë këtij viti, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. “Ne do të kemi një ‘presidencë të koronës’ me qëllim që ta tejkalojmë koronavirusin dhe pasojat e tij”, ka shkruar Maas në një artikull të publikuar në të përditshmen gjermane “Die Welt”.

Gjermania merr presidencën e BE-së më 1 korrik nga Kroacia.

Maas ka kritikuar Shtetet e Bashkuara se si po përballen me krizën e koronavirusit, ndërkaq ka akuzuar Kinën se ka ndërmarrë “masa autoritare”.

Pandemia e koronavirusit është shpërndarë në 214 shtete, teksa 1.7 milion njerëz janë infektuar dhe mbi 108 mijë persona kanë vdekur.

Zbutja graduale e masave të kufizimit të lëvizjes do të jetë njëra nga detyrat e para “posa ta kemi kaluar rrezikun” ka shkruar Maas në artikullin e publikuar në “Die Welt”.

Blloku, po ashtu, duhet të nxjerrë mësime nga kjo krizë, siç është përmirësimi i mbrojtjes civile të BE-së, prokurimi i përbashkët dhe prodhimi dhe furnizimi i pajisjeve mjekësore, ka shtuar Maas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka thënë se…