Koronavirusi është një grip i zakonshëm

13 maj 2020 | 19:40

“Coronavirusi? Për mua është si një grip”. Kështu është shprehur Stefano Tacconi, ish-portieri i Juventusit, i cili ka kërkuar rikthimin e skuadrave në fushën e lojës.

“Kur specialistët na thonë nëpër konferenca se ka pasur qindra vdekje në ditë, pse nuk tregojnë se sa nga ata e kanë humbur jetën nga coronavirusi. Nuk mund t’i futësh të gjitha viktimat në një thes, pa iu bërë autopsinë përkatëse mjekësore. Personalisht do të rifilloja të luaja, edhe me publik. Situata me kampionatet? Tani për tani ka shumë konfuzion, shpresoj që Serie A dhe B, me 40 ekipe, të jenë më të menaxhueshme. Nga Serie C e poshtë ka shumë klube, që nuk mund të rifillojnë. Momenti aktual te Juve? Në këtë periudhë i kam riparë të gjitha ndeshjet, më kanë rrjedhur edhe disa lot. Trofetë e mi? I gjithë muzeu i Juves, përndryshe si e bënë atë? Për karakterin dhe personalitetin nuk shoh një tjetër si unë, pastaj më parë ishte edhe më e vështirë”, deklaroi ish-portieri për “Radio Sportiva”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se posedon prova konkrete që…