Koronavirusi është veç një virus kinez që vjen nga Kina, s’është gjë

27 mars 2020 | 08:35

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të rikthehen në punë dhe ky proces duhet të fillojë mjaftueshëm shpejt” tha sot presidenti i ShBA-së, Donald Trump, në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë. Ai u angazhua që para Pashkëve të 12 prillit jeta të rikthehet në normalitet në ShBA.

“Po e dëgjoj të thuhet fort dhe qartë nga të gjithë, sepse njerëzit duan të rikthehen në punë”, tha z. Trump. Gjithsesi ai shtoi se njerëzit edhe pas rihapjes së Amerikës duhet t’i respektojnë distancat sociale në mënyrën më të mirë të mundshme.

Presidenti tha se koronavirusi nuk është asgjë tjetër veçse një virus kinez dhe vjen nga Kina.

Ndërsa, siç raporton media amerikane, ai kreu biseda telefonike me guvernatorët e shteteve dhe u shpreh me ta: “Ne duhet ta hapim Amerikën. Më vjen keq, por do ta hapim”, u tha ai guvernatorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga kryeministri Kurti…