Koronavirusi, Hoti publikon masat më urgjente që institucionet duhet të marrin sot dhe nesër
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar gjashtë masat që janë më urgjente që institucione përkatëse duhet të ndërmarrin sot e nesër.
Postimi i plotë:
Masat janë ndërmarrë nga Qeveria për t’u përgatitur për përballje me rrezikun nga COVID-19.
Këto janë detyrat më urgjente që institucione përkatëse do të ndërmarrin sot e nesër, në mënyrë që për vikend të jemi të përgatitur:
1. Materialet e domosdoshme shpërndahet nëpër qendrat mjekësore në të gjitha komunat, tek policia, doganierët, policët kufitarë dhe të gjitha shërbimet e tjera emergjente.
2. Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes përgatisin objektet e nevojshme në rast nevoje për vendosjen personave të prekur.
3. Hyrjet/daljet e qytetarëve nga Kosova kontrollohen nga personeli shëndetësorë.
4. Bizneset luten të kryejnë punën e tyre me nder e përgjegjësi, të mos lëvizin çmimet, dhe institucionet përkatëse kryejnë kontrollet në terren (në markete, në farmaci dhe pika të tjera ku ofrohen materialet bazike) bazuar në kompetencat ligjore që kanë këto institucione në situata të tilla.
5. Mediet publike dhe private luten të bëjnë punën e tyre me përgjegjësi dhe etikë gazetareske, duke kontribuar në informim të drejtë e të plotë të qytetarëve për masat që duhet ndërmarrë, por duke mos shkaktuar asnjë panik.
6. Qytetarët të përcjellin situatën dhe të respektojnë plotësisht njoftimet dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse.
(këto udhëzime u janë dërguar institucioneve përgjegjëse)