Koronavirusi i merr jetën regjisorit te njohur shqiptar
Është ndarë nga jeta skenaristi dhe regjisori i mirënjohur Kujtim Gjonaj. Mësohet se ai u nda nga jeta sot në moshën 74 vjeçare.
Në një reagim, Shoqata e Botuesve Shqiptare thotë se Gjonaj ka dhëne një kontribut me vlerë në pasurimin e bibliotekës shqiptare me autorë të shquar.
“Sot u nda nga jeta Kujtim Gjonaj, skenarist e regjisor i filmit dokumentar nga më të njohurit, por edhe një nga botuesit e rëndësishëm të librit. Si themelues i Shtëpisë Botuese “Bota Shqiptare” ai ka sjellë një kontribut me vlerë në pasurimin e bibliotekës shqiptare me autorë të shquar. Kujtimin do e kujtojmë për të gjitha punët e mira që ka bërë, por edhe si një mik e koleg shumë të dashur, bashkëpunues e përherë buzagaz e me fjalë të ngrohta. Të qoftë dheu i lehtë, mik e koleg i paharruar!”.