Koronavirusi ka marrë teposhtën
03 maj 2020
| 08:58
Infektologu Valbon Krasniqi u është gëzuar shifrave të rasteve me koronavirus në Kosovë.
Ai ka njoftuar se sot s’është pranuar asnjë pacient i ri me koronavirus.
“Një javë fantastike në Kosovë. Për 6 ditë 170 të shëruar, vetëm 60 raste të reja. Sot në klinikë, asnjë rast i ri. Koronavirusi ka marrë teposhtën. Këto 2 vija shpejt do të priten (takohen) dhe numri i të shëruarve do ta tejkalojë numrin e rasteve aktive (personat me COVID). Me fat, Kosovë! Vazhdojmë…”.