Koronavirusi, KEK-u shpërblen punëtorët me nga 300 euro
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka menduar këto ditë për punëtorët e saj, të cilët po punojnë gjatë ditëve kur vendi po përballet me pandeminë globale Covid-19, duke i stimuluar me nga 300 euro.
Lajmi është konfirmuar nga Sindikata e Re e KEK-ut, e cila e ka falënderuar menaxhmentin e ndërmarrjes për miratimin e kërkesës së tyre.
“Të nderuar anëtarë SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut ju njoftojmë se kërkesa jonë për stimulim nga 300 euro me ketë pagë si dhe pagën e ardhshme është realizuar për të gjithë punëtorët të cilët kanë qenë në punë në kohën e shpalljes së gjendjes emergjente, me përjashtim të punëtorëve administrativë dhe stafit menaxhues. Me këtë shfrytëzojmë rastin të falënderojmë menaxhmentin për mirëkuptim të kësaj kërkese dhe të gjithë punëtorët e KEK-ut që po japin kontribut të jashtëzakonshëm në ketë kohë pandemie”, ka njoftuar kjo sindikatë në llogarinë e saj zyrtare në “Facebook”.