Koronavirusi, Komuna e Prishtinës themelon Shtabin e Emergjencave
13 mars 2020
| 13:03
Me qëllim të koordinimit dhe menaxhimit të veprimeve dhe masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Komuna e Prishtinës ka themeluar Shtabin e Emergjencave.
Lajmin e ka bërë me dije përmes llogarisë së tij në “Facebook” Shpend Ahmeti.
“Ky shtab përbëhet nga Drejtorët e Drejtoreshat e drejtorive relevante dhe udhëheqësit e institucioneve shëndetësore të Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti.
/Epoka e re/