Koronavirusi, Kosova dhe Shqipëria koordinojnë veprimet në fushën e ekonomisë

15 prill 2020 | 12:13

Kosova dhe Shqipëria do të intensifikojnë bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë dhe do t’i koordinojnë aktivitetet e tyre për eliminimin e pengesave në qarkullimin e prodhimtarisë bujqësore në mes të dy vendeve.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, për të diskutuar  rreth veprimeve mes të dyja shteteve pas situatës së krijuar nga pandemia, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Në situatën me të cilën po përballemi, u pajtuam me ambasadorin Minxhozi që të rrisim bashkëpunimin dhe të koordinojmë aktivitetet në mes të dyja vendeve, për të lehtësuar lëvizjen e prodhimeve bujqësore dhe për të shikuar të gjitha mundësitë që kemi që të mbrojmë prodhuesit tanë nga të gjitha rreziqet që mund të përballen në këtë kohë pandemie”, ka thënë ai.

Ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka falënderuar ministrin Mustafa për gatishmërinë e tij për të avancuar bashkëpunimin në mes të dyja shteteve në bujqësi dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Shqipërisë për të rritur bashkëpunimin në funksion të zhvillimit bujqësor tek të dy vendet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se aventura e Vedat Muriqit te Fenerbahçe nuk do…