Koronavirusi, Kuvendi i Shqipërisë do vazhdojë punën normalisht

09 mars 2020 | 12:44

Pavarësisht konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri dhe marrjen e masave të para nga ana e qeverisë, mësohet se puna e Kuvendit të Shqipërisë nuk do të pezullohet.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste (PS), Taulant Balla, ka deklaruar se Kuvendi do të vazhdojë normalisht punën.

“Të zbatojmë pikë për pikë rekomandimet dhe urdhrat e specialistëve të Ministrisë së Shëndetësisë. Nuk ka vend për panik, prandaj vazhdoni punën në komisione dhe seancë plenare”, ka thënë Balla, raporton “TCh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka treguar se Qeveria e…