Koronavirusi, më i rëndë se bombardimet japoneze dhe ato më 11 shtator

07 maj 2020 | 11:16

Presidenti amerikan Donald Trump e ka përshkruar pandeminë e koronavirusit si “sulmin më të rëndë” që ndonjëherë është bërë mbi Shtetet e Bashkuara, duke akuzuar sërish Kinën për këtë.

Trump tha se epidemia e ka goditur më rëndë SHBA-në sesa bombardimet e forcave japoneze mbi Pearl Harbor gjatë Luftës së Dytë Botërore, apo edhe sulmet terroriste të 11 shtatorit mbi kullat binjake dhe Pentagon, dy dekada më parë.

“Është më keq se Pearl Harbor, më keq se sulmi mbi kullat binjake. Kurrë nuk ka pasur një sulm të tillë si ky tani”, ka deklaruar Trump para gazetarëve në dhomën ovale.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk është dashur kurrë të ndodhë, përpos që virusi është dashur të luftohet në vendin ku ka shpërthyer, në Kinë, raporton BBC.

I pyetur nga gazetarët nëse pandeminë e konsideron si një akt të vërtetë lufte, Trump tha se virusi është armiku i Shteteve të Bashkuara.

“Armikun e padukshëm (koronavirusi) e shoh si luftë. Nuk më pëlqen si ka arritur këtu sepse ka mundur të ndalet, e nuk është bërë”, ka shtuar Trump.

Me koronavirus në ShBA janë infektuar 1.2 milion amerikanë, kurse jetën e kanë humbur 75 mijë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosova e re, Behgjet Pacolli, është lajmëruar…