Koronavirusi merr jetën e gjyqtarit të boksit
17 prill 2020
| 20:14
Koronavirusi i ka marrë jetën gjyqtarit legjendar. Gjyqtari amerikan i boksit, Eddie Cotton, është ndarë nga jeta, në moshën 72-vjeçare.
Cotton ishte pozitiv në koronavirusi dhe nuk arriti t’i mbijetonte këtij infektimi. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar IBF, gjatë së premtes (sot). Gjyqtari legjendar ishte dërguar në spital pasi vuante nga pneumonia. Ai kishte ndarë drejtësinë në duelin e madh mes Lewis dhe Tyson.