Koronavirusi, Mustafa: Është koha të komunikojnë Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria

17 mars 2020 | 15:11

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se situata me koronavirusin duhet të menaxhohet maksimalisht nga institucionet e vendit dhe nga vet qytetarët dhe bizneset.

Si ka thënë se mjekët të vetëm nuk mund ta menaxhojnë këtë situatë

“S’munden vetëm mjekët. Sot, si kurrë më parë, është koha që institucionet e Kosovës pareshtur të komunikojnë mes veti. Presidenti, Parlamenti, Qeveria. S’duhet humbur kohë. Paniku te qytetarët dhe bizneset evitohet, veç kur i shohin se po punojnë bashkë ata që po kërkojnë me arsye disiplinë nga çdo subjekt”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se duhet të veprohet sa më shpejt edhe me gjendje të jashtëzakonshme, pasi vendi po përballet me një fatkeqësi e cila po shpërndahet në tërë territorin e Kosovës.

“Pse të pritet më shumë. Kushtetuta ka fol qartë! Ajo që po vërehet është se deri sot virusi po shpërndahet në proporcion aritmetik, në ditët në vijim mund të kemi proporcione gjeometrike prandaj duhet të sillet nën kontroll”, ka shkruar Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga frika e përhapjes së virusit COVID-19, nëpër barnatoret në…