Koronavirusi ndalon edhe Superligën e Turqisë

19 mars 2020 | 15:00

Turqia është një ndër të paktët vende ku futbolli vijon aktivitetin normal, por duket se sot edhe aty do të ndalet Superliga turke, ndërsa mediat vendase raportojnë se vendimi pritet të publikohet nga momenti në moment.

Shtimi i rasteve të të prekurve nga koronavirusi ka bërë që Federata Turke të marrë vendimin për ndërprerjen e kampionatit, të cilin do t’ia bëjë të ditur fillimisht Ministrit të Sporteve në një takim të planifikuar për sot pasdite dhe më pas pritet të zyrtarizohet.

Deri tani autoritetet turke kishin kërkuar që takimet të zhvillohen pa praninë e tifozëve deri në fund të muajit prill, por disa lojtarë dhe trajnerë të Superligës dolën kundër kësaj ideje dhe një ndër ta ishte edhe Obi Mikel, që prishi kontratën me Trabzonsporin dhe u largua.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur  sot në takim…