Koronavirusi në Gjermani: Mbi 220 viktima në 24 orë
24 prill 2020
| 10:19
Gjermania vijon të ketë një numër pothuajse konstant të viktimave dhe të të prekurve të rinj në 24 orë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Instituti Robert Koch njofton se në ditën e fundit u regjistruan 227 viktima të tjera nga koronavirusi ndërsa 2337 persona u infektuan me virusin e ri vdekjeprurës.
Edhe pse Gjermania konsiderohet si një ndër vendet që është përballur më mirë me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19 ajo regjistron 5321 viktima dhe mbi 150 mijë persona të prekur.