Koronavirusi në Itali: 812 të vdekur në 24 orët e fundit
30 mars 2020
| 18:53
Në Itali, në 24 orët e fundit kanë vdekur 812 persona si pasojë e koronavirusit, duke rritur numrin e përgjithshëm në 11.591, që e bën atë vendin dukshëm më të goditur, raportojnë mediat e huaja të hënën.
Pak shpresë për italianët jep rënia e numrit të infektuarve në 24 orët e fundit. Janë paraqitur 4.050 raste, që është numri më i vogël që nga 17 marsi.
Me rastet e reja, numri i të infektuarve në këtë vend është rritur në 101.739. Vetëm SHBA-ja ka më shumë të infektuar, mbi 145 mijë.
Edhe Spanja gjatë ditës ka njoftuar për mbi 800 të vdekur në 24-orëshin e fundit.