KORONAVIRUSI NË LUGINË TË PRESHEVËS
Ismet Sylejmani
Lugina e Preshevës ky emer i ri i Kosovës Lindore, i dalur gjatë luftës së UÇPMB-së, tash kur coronavirusi po rrezikon gjithëcka, është në gjendje të rëndë!
Lugina e Preshevës është në rrethim të dyfisht, në orë policore e në izolimin totalitar të pushtuesit serb dhe përballë pandemisë boterore, Coronavirusit COVID-19!
Në Luginë të Preshevës nuk ka respekt të veçantë nga shteti serb për popullatën vendase e as për vendin e tyre, sepse popullata shqiptare e kësaj krahine të lavdishme në luftën për liri e çlirim kombëtar, dihet botërisht se nuk është serbe, ashtu sikur dihet se edhe vendi nuk është serb, ani pse ndodhet në administrim e brenda kufinjëve politik të Serbisë!
Kudo pandemia e grupit corona po rrezikon shëndetin e njerëzimit!
Në gjithë botën e nga të gjitha shtetet janë marrë masat e jashtëzakonshme për ta përballuar me sa më me pak humbje jete dhe infektime njerëzish sa më të vogla!
Qytetaret shqiptar të Luginës së Preshevës janë në gjendje të rëndë!
Lugina e Preshevës është e bllokuar me Kosovën ,është e bllokuar nga Maqedonia dhe e bllokuar edhe nga Vranja!
Lugina e Preshevës, (as Presheva, as Bujanoci e as Medvegja), nuk kanë spital, por ata duhet të shkojnë në Vranjë!
E tmerrshme Lugina e Presheves nuk ka spital shqiptar!!!…
Coronavirusi sot është shkaktari i madh i tragjedisë njerëzore në shkallë botërore, por edhe aleati i madh i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët në Luginë të Preshevës!
Ora policore në Luginë të Preshevës nuk është vetëm orë ushtarako-policore për mbrojte e shpetim nga Coronavirusi, por edhe mjet shtesë në rrethana dramatike nga kërcënimi i vdekjes botërore për presion e shpërngulje të shqiptarëve nga vatrat e tyre stërgjyshore!
Coronavirusi do të ishte mrekullia e zotit nëse nuk sulmon në Luginë të Preshevës!
Tash kur kudo vdekja është afër çdo njeriu, sa shumë do ti duhej e sa shumë i mungon Luginës së Preshevës, lideri i saj karizmatik, i pavdekshmi Jonuz Musliu!
Populli shqiptar i Luginës së Preshevës, do ta përballojë këtë të keqe ashtu sikur do ta përballojë i gjithë njerëzimi, dhe do të ketë të ardhme të mirë e të ndritur, do të shënohen suksese të mëdha në të ardhem, dhe coronavirusi do të mbahet mend si kufiri në mes të jetës e vdekjes!
Prishtinë, 22 Mars 2020!