Koronavirusi në Mal të Zi është “plotësisht nën kontroll”
08 maj 2020
| 18:32
Epidemia e koronavirusit në Mal të Zi është nën kontroll të plotë, por qytetarët duhet të vazhdojnë t’iu përmbahen të gjitha rregullave në fuqi, tha të premten Qeveria malazeze.
Jemi gjithnjë e më afër të qenët një vend pa koronavirus, tha ajo në një postim në Twitter. “Nëse do të kemi sukses, gjë që është e rëndësishme për çdo qytetar dhe për ekonominë tonë, varet vetëm nga ne”.
“Të gjithë duhet t’iu përmbahemi rregullave që janë në fuqi”, bëri thirrje Qeveria në Podgoricë.
Në dy javët e fundit, Mali i Zi ka pasur ditë kur nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus.
Prejse janë shfaqur rastet e para atje më 17 mars, 324 persona janë infektuar. Prej tyre, 266 janë shëruar plotësisht, ndërsa tetë kanë vdekur.