Koronavirusi prek edhe Kombëtaren e Francës, dy futbollistë rezultojnë pozitivë
27 gusht 2020
| 14:43
Një kampion bote pozitiv me Covid-19. Mesfushori Paul Pogba është infektuar dhe nuk do të jetë me kombëtaren e tij në ndeshjet e shtatorit.
Ai do të zëvendësohet nga Eduardo Camavinga. Një tjetër lojtarë i Francës që ka dalë me koronavirus është edhe mesfushori i Tottenham, Tanguy Ndombele.
Ai është izoluar dhe për 14 ditë do të qëndrojë në karantinë. Kështu shtohet numri i futbollistëve ë prekur nga Covid-19. Mediat në Angli kanë raportuar sot se 8 futbollistë të Chelsea dyshohet se janë infektuar me koronavirus.