Koronavirusi rëndon edhe sot Gjermaninë
24 mars 2020
| 08:52
Instituti “Robert Koch”, organ përgjegjës për përcjelljen e pandemisë së koronavirusit në Gjermani, ka raportuar rritje të madhe të numrit të vdekjeve dhe të infektimeve të reja me virusin e ri gjatë 24 orëve.
Sipas këtij instituti, 114 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Gjermani gjatë 24 orëve të kaluara, 28 më shumë se shifra e publikuar të hënën. Numri i personave të infektuar është rritur për 4 764 persona dhe ka shkuar në 27 436.
Qeveria gjermane ka marrë masa të gjera kundër përhapjes së virusit COVID 19, përfshirë mbylljen e kufijve, ndërprerjen e fluturimeve dhe ndalimin e takimeve me më shumë se dy persona.