Koronavirusi rikthehet në Kinë

04 nëntor 2020 | 13:56

Rajoni Xinjiang, në perëndim të Kinës, ka raportuar 118 raste të reja pozitive për Covid-19, të martën.

Mes tyre, dy pacientë kanë treguar simptoma ndërsa 116 janë asimptomatikë.

Kina nuk i përfshin bartësit asimptomatikë të virusit në numrin zyrtar të rasteve të konfirmuara.

Rastet e reja u raportuan në qarkun Shufu të rajonit Kashgar, ku një shpërthim i ri rastesh u shfaq në fund të muajit të kaluar.

Në një konferencë për shtyp, autoritetet thanë se 116 raste asimptomatike u identifikuan midis atyre që ishin tashmë nën karantinë ose vëzhgim mjekësor, ndërsa dy rastet e tjera kishin zhvilluar simptoma pasi u identifikuan më herët si raste asimptomatike.

Në përgjigje të rasteve të reja dhe për të ndalur përhapjen e mëtejshme të pandemisë, Xinjiang do të nisë një raund të ri testimi masiv në qarkun Shufu.

Në fund të tetorit, rajoni i Kashgarit testoi 4.7 milionë banorët e saj, pasi u raportua një rast i vetëm asimptomatik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, ka deklaruar…