Koronavirusi sjell humbje të mëdha për “Apple”
19 shkurt 2020
| 11:55
Gjiganti amerikan i teknologjisë “Apple” ka treguar se nuk pret të arrijë pritshmëritë e tremujorit të dytë si për të ardhurat ashtu dhe për prodhimin global të celularëve të saj “iPhone” prej uljes së prodhimit dhe kërkesës në Kinë si pasojë e epidemisë së koronavirusit.
Kompania ka deklaruar se situata ka shkaktuar një deficit madhor prej 4 miliardë dollar prej pasigurisë së koronavirusit.
“Apple” ka vlerësuar se është në mes të një “kthimi të ngadaltë drejt kushteve normale pas pushimeve të zgjatura të Vitit të ri Hënor në Kinë. Të gjitha fabrikat e prodhimit të “iPhone” në vend janë rihapur, por përsëri priten mangësi në furnizmin global me celularë”.