Koronavirusi u përhap shumë në Itali, por dhe smogu ka rënë shumë

15 mars 2020 | 10:42

Në bazë të pamjeve satelitore, niveli i smogut në pjesën veriore të Italisë ka rënë në masë të madhe, gati një muaj mas hyrjes në fuqi të masave të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit.

Niveli i dyoksidit të azotit, i paraqitur me ngjyrë portokalli të mbyllët në hartë, duket se ka rënë, duke u mbështetur në pamjet e satelitit Sentinel 5 të Programit Evropian të Kopernikut, të udhëhequr nga Komisioni Evropian.

Përmirësimi i cilësisë së ajrit u paraqit me hartë përgjatë periudhës kohore trejavëshe, duke nisur nga 14 shkurti, më pas më 24 shkurt, 4 mars dhe 8 mars, shkruan “Daily Mail”.

Këto pamje u publikuan nga Santiago Gasso, hulumtues në Universitetin e Uashingtonit dhe në NASA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës, ajo Ekonomike Amerikane në Kosovë, ajo…