Koronavirusi ua shkatërroi mushkëritë dhe solli vdekjen
Imazhet tronditëse zbulojnë se si koronavirusi shkatërroi mushkëritë e dy banorëve të Wuhanit në 60-tat e tyre në pushime në Itali, viktimat e para të regjistruara të sëmundjes në vend.
Studiuesit në Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Romë studiuan të dy individët pasi testuan pozitivisht për Covid 19 më 29 janar, transmeton lajmi.net.
Të dy pacientët ishin një burrë i shëndetshëm 67-vjeçar dhe një grua 65-vjeçare, po ashtu e shëndetshme, përveç ilaçeve të përditshme orale për presionin e lartë të gjakut.
Skanimet me rreze X zbulojnë se si Covid 19 shkatërroi mushkëritë dhe sistemin e frymëmarrjes në një mënyrë të ngjashme, por të veçantë si me SARS ashtu edhe me MERS.
Italia tani është në mbyllje totale. Në 47 ditët që nga dy pacientët e parë u diagnostikuan, vendi ka pothuajse 25 000 raste dhe më shumë se 1 000 vdekje.
Imazhet u publikuan me lejen e vajzës së dy pacientëve.
Të dy individët e goditur nga sëmundja ishin në një gjendje kritike, por të qëndrueshme në kujdesin intensiv kur u shkrua studimi.