Korrespondenti i Al Jazeera rrëfen për sulmin: Gjithçka u zhduk në dy sekonda

15 maj 2021 | 19:16

Korrespondenti i Al Jazeera, Safwat al-Kahlout, duke folur për sulmin në ndërtesën ku ndodheshin zyrat e mediumit ku ai punon dhe Associated Press ka thënë se gjithçka është zhdukur në dy sekonda.

“Unë kam punuar këtu për 11 vjet. Kam mbuluar shumë ngjarje nga kjo ndërtesë dhe aty kemi jetuar momente personale dhe profesionale…dhe tani gjithçka u zhduk për vetëm dy sekonda”.

“Të gjithë kolegët e mi, pavarësisht trishtimit, nuk ndaluan për asnjë sekond – ata po kërkonin një alternativë që ta mbanin Al Jazeeran në krye të detyrës për të informuar”, ka thënë ai.

Harry Fawcett i Al Jazeera, i cili ka raportuar gjerësisht nga Gaza, shtoi: “Ky është një moment shumë personal për të gjithë ne. Ideja që ai objekt nuk është më atje është vështirë për ta pranuar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me…