Korridori mahnitës prej dëbore
24 prill 2018
| 11:41
Një nga malet më aventureske, Tateyama Kurobe Route Alpine në Japoni, është rihapur për turistët për një tjetër sezon. Rruga 90 kilometra e quajtur “Kulmi i Japonisë” ofron pamje të pabesueshme.
Ky korridor i krijuar me mure dëbore ka lartësinë 17 metra dhe do të jetë i hapur deri më 22 qershor. Pritet që ky korridor të vizitohet nga 5 000 vizitorë në ditë gjatë muajit prill dhe maj.