Korrigjimi i kufirit, alarmojnë analistët
Ish-nënkryetari dhe ish-zëdhënësi i Këshillit Politik për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc të UÇPMB-së, Shaqir Shaqiri, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka komentuar idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë.
“Korrigjimi i kufirit, alarmojnë analistët –
Shumë politikanë, gazetarë e analistë e të tjerë, po përpiqen të kapin “vizionarin largpamës” duke u shtirë si shpëtimtarët e shtetit dhe kombit. Ata po alarmojnë rreth idesë së korrigjimit të kufirit dhe po mbjellin panik.
Këta thonë se nuk duan korrigjimin e kufirit se Serbia e merr veriun e Kosovës! Pse more këtyre njerëzve ju ik mendja veç me dhënë, e assesi me marrë???!!!
“Nuk dalim në luftë se na vret armiku! Mos dilni në luftë me ju vra armiku, por dilni në luftë me e vra armikun”.
Mos e korrigjoni kufirin me i dhënë tokë Serbisë, korrigjojeni kufirin me e bashkue Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën me Kosovë”, ka shkruar Shaqir Shaqiri.