KORRIGJIMI I KUFIRIT ME MALIN E ZI NUK VARET VETËM NGA PUNA E KOMISIONIT
Anëtari i Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, Riza Smaka, ka treguar se ky komision është në pritje të vendimit të Qeverisë për ta filluar procesin e korrigjimit të kufirit Kosovë – Mal i Zi.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai është shprehur optimist se do të mund të korrigjohet kjo marrëveshje, duke shtuar se komisioni ka argumente të mjaftueshme për këtë.
Ai ka theksuar se tani çështja është në duart të qeverisë e cila ka marrë përsipër për të formuar ekip të përbashkët punues me palën malazeze për shënjimin e vijës kufitare Kosovë – Mal i Zi.
Smaka ka thënë se tani nuk varet çdo gjë prej punës së komisionit.
Sa i përket demarkimit të kufirit me Serbinë, ai ka thënë se komisioni i ka të gjitha dokumentet e nevojshme për ta mbrojtur vijën administrative në mes të dy shteteve.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)