Korrigjimi i kufirit me Serbinë, pas pranimit të Kosovës në OKB
03 gusht 2018
| 07:53
Politologu Ramush Tahiri e ka vlerësuar të rrezikshme idenë që të diskutohet me Serbinë për korrigjim të kufirit para se të ndodhë njohja reciproke në mes të dy shteteve.
Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka thënë se Serbia kufirin me Kosovën duhet ta njohë si kufi shtetëror, pastaj mund të bisedohet për korrigjim të vijës kufitare.
Ai ka shprehur besimin e tij se bashkësia ndërkombëtare nuk do ta përkrahë ndarjen apo shkëmbimin e territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, në këtë mënyrë do të pranohej teoria fashizoide, se shqiptarët dhe serbët nuk mund të jetojnë me njëri-tjetrin.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)