“Korrupsioni nëpër ministri është duke lulëzuar”

27 qershor 2023 | 22:32

Deputeti, Haki Abazi tha se korrupsioni i brendshëm nëpër ministri është duke “lulëzuar”.

Madje sipas tij, Kosova ka të bëjë me korrupsion masiv në struktura të Qeverisë.

“Në memorien e njerëzve dy vjeçare, është Kurti kundrejt një kaste politike e cila është demonizuar, madje edhe nga ana ime në të kaluarën për korrupsion e për probleme. Kurti ka rënë në binarët e partive tjera për korrupsionin e brendshëm dhe qasjen në dialog… Korrupsioni i brendshëm nëpër ministri është në lulëzim. Ne kemi të bëjmë me korrupsion masiv në struktura të Qeverisë”, deklaroi Abazi në emisionin “Këndi i Debatit”.

“Keni parasysh që në Qeverinë Kurti 2 asnjë zyrtarë i lartë nuk është larguar nga vendi i punës për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën Kuvendi Komunal i Rahovecit ka mbajtur seancën e…