![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/F5E5BD44-E5B2-4C7E-A636-20EE8EBD0172.jpeg)
Kortezhi me 10 trupat e pajetë nga aksidenti në Kroaci arrin në Shqipëri
28 korrik 2021
| 10:53
Para pak çastesh ka hyrë në Shqipëri kortezhi me trupat e pajetë të nëntë mërgimtarëve dhe shoferit të autobusit të cilët kanë humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur më 25 korrik në Kroaci, raporton “Epoka e re”.
Kortezhi me trupat e pajetë ka kaluar pikën kufitare në Muriqan, kurse nga aty janë duke u përcjell në organet e rendit të Shqipërisë për në Kosovë.
Në këtë pikë kufitare ka dalë edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.
Trupat e pajetë pritet të arrijnë në pikën kufitare në Morinë rreth orës 14:00.