Koscielny largohet nga kombëtarja, fajtor trajneri Deshamps

15 tetor 2018 | 17:03

Dëmtimi i ka kushtuar shtrenjtë mbrojtësit të Arsenalit, Laurent Koscielny, i cili nuk arriti të ishte pjesë e “gjelave” të cilët ngritën në qiellin e Rusisë, Kupën e Botës. Në një intervistë për ‘Canal+’, 33-vjeçari njoftoi tërheqjen nga kombëtarja. Ai është tepër i zhgënjyer nga trajneri Didier Deshamps dhe nga shokët e skuadrës të cilët nuk janë kujtuar fare për të.

“Vendimi për t’u tërhequr nga kombëtarja, a ka ndikuar Deshamps në këtë zgjedhje? “Definitivisht po. Më telefonoi vetëm një herë, në shtator, për ditëlindjen time. Përjashto atë rast, nuk u dëgjua kurrë. U zhgënjeva nga shumë persona, jo vetëm nga trajneri. Ndihem njëlloj sikur të më kishin goditur në kokë. Fitimi i Botërorit nga Franca më ka dëmtuar psikologjikisht më shumë se dëmtimi fizik që pësova. Mendoj se kam dhënë gjithçka që kam mundur për Francën. Jam 33-vjeç, kam luajtur dy Evropiane dhe një Botëror. Tashmë Franca ka një gjeneratë të madhe futbollistësh. Dëmtimi nuk i ndryshon shumë gjërat, unë me ‘gjelat’ e kam mbyllur. Kur je në formë ke shumë miq. Kur je i dëmtuar, pas pak kohësh të harrojnë fare…”, ka thënë Koscielny.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, do të…