Koscielny pensionohet pas Kupës së Botës
05 janar 2018
| 14:08
Mbrojtësi i skuadrës së Arsenalit, Laurent Koscielny, ka bërë me dije se do të tërhiqet nga kombëtarja franceze pas përfundimit të Kupës së Botës “Rusi 2018”.
“Ka një fund për gjithçka. Pas Kupës së Botës unë do të jem thuajse 33 vjeç. Është koha që t’i liroj vendin dikujt tjetër. Kam gjashtë muaj kohë për të luajtur me Francën dhe të shijoj kujtimet më të bukura nga kjo përvojë. Do t’i kushtoj më shumë kohë familjes time”, ka thënë Koscielny.
“Tani mund ta bëj, por vjen një moshë që nuk i përballon tre ndeshje në javë, sidomos në gjendjen që kam unë dy tendinat e Akilit. Më duhet t’i bëj një trajtim të veçantë çdo mëngjes që të vazhdoj të luajë”, ka deklaruar Koscielny.