Kosnett: Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet

16 qershor 2021 | 17:21

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se Kosova ka detyrim që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai ka deklaruar se historia nuk ka nisur në ditën kur u formua Qeveria e Albin Kurtit. “Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara me të vërtetë besojnë se Kosova ka një detyrim për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Historia nuk filloi në ditën kur u formua Qeveria e Kurtit, dhe ne besojmë se vendet kanë detyrimin t’i respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e bëra më parë”, ka deklaruar Kosnett për Radio Kontakt Plus.

Ai ka folur edhe për ata që mendojnë se Kosova ka bërë mjaft kompromise në raport me Serbinë.  “Unë e di që disa njerëz kanë thënë që ne kemi bërë mjaft kompromise, i takon dikujt tjetër të bëjë kompromis. Nuk është një mënyrë shumë produktive për të ecur përpara”, ka deklaruar Kosnett.

Diplomati amerikan beson se nuk do të ketë shumë hapësirë ​​për përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse të dy palët nuk janë të gatshme për kompromis.

“Administrata Biden studioi me kujdes marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar nga Vuçiq dhe Hoti në Shtëpinë e Bardhë dhe arriti në përfundimin se këto janë gjëra që duam t’i shohim palët të vazhdojnë t’i përmbushin. Ato pika rrisin tregtinë, investimet, shtojnë përpjekjet në luftën kundër terrorizmit… Ne presim që njerëzit të mos thonë, mirë, plani i Ahtisaarit nuk do të thotë asgjë më, sepse ka pasur një ndryshim në qeveri”, ka deklaruar Kosnett.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman,…