Kosnett: Gjykata Speciale duhet të lejohet të kryej punën e vet
01 tetor 2020
| 14:37
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar se Gjykata Speciale është një institucion i rëndësishëm dhe i pavarur, e cila duhet të lejohet të kryej punën e vet.
Në një tryezë online me gazetarë, organizuar nga ambasada amerikane në Prishtinë, Kosnett nuk ka dashur t`i komentojë arrestimet e fundit nga Specialja.
I pyetur nëse pret trazira si pasojë e arrestimeve të fundit, ai ka deklaruar se nuk pret një gjë të tillë.
“Me rëndësi është që Gjykata të lihet të bëjë punën e vet”, ka deklaruar Kosnett.