Kosnett: Gjykatësit e Speciales morën paga për një vit pa marrë asnjë vendim
28 qershor 2019
| 21:32
Ambasadori amerikan në Kosovës, Philip Kosnett përmes një postimi në “Twitter”, ka komentuar shkeljen e ligjit nga ana e gjykatësve të Dhomës Speciale.
Ai ka shkruar se gjykatësit morën paga për një vit pa marrë asnjë vendim, derisa ka theksuar se ata kanë mundur të përgatisnin lëndë të vjetruara.
“Gjykatësit e Dhomës Speciale të Gjykatës Supreme morën paga për një vit pa marrë asnjë vendim, për shkak se një ligj i vjetër (tani i ndryshuar) thoshte se gjykatësit e EULEX-it duhet të jenë prezentë në mënyrë që gjykimet të mbahen. Këta gjykatës mund të kishin përgatitur lëndë të vjetruara”, ka shkruar Kosnett.