Kosnett: Kosova të tejkalojë mbështetjen e saj nga remitencat e diasporës
06 korrik 2021
| 15:44
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar sot liderët e Kongresit Pan-Shqiptar të Amerikës
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se Kosova nuk duhet të varet vetëm nga remitencat e diasporës.
“Diskutime produktive me liderët e Kongresit Pan-Shqiptar të Amerikës. Kosova duhet të tejkalojë mbështetjen e saj nga remitencat e diasporës, të stimulojë investime të shënjestruara dhe të shfrytëzojë njohuritë dhe ekspertizën e diasporës së saj të arsimuar dhe të përkushtuar”, ka shkruar Kosnett.