Kosnett: Marrëveshja për fluturimet Beograd-Prishtinë, fillim për të ardhmen e shqiptarëve dhe serbëve
21 janar 2020
| 14:21
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për fluturimet Beograd-Prishtinë.
Përmes një postimi në “Twitter”, Kosnett ka vlerësuar se kjo marrëveshje është vetëm fillimi për të ardhmen e shqiptarëve e të serbëve.
“Presidenti Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për ta arritur këtë marrëveshje, që është vetëm fillimi i një të ardhme të ndritur për shokët tanë në Kosovë dhe Serbi. Ky hap është një fitore për regjionin. Faleminderit ambasadorit Grenell për lidershipin e tij”, ka shkruar Kosnett.