Kosnett: MCC-ja e ka rikonfirmuar përkrahjen për zhvillimin e Kosovës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka njoftuar përmes një postimi në Twitter se agjencia amerikane e ndihmave, MCC, e ka rikonfirmuar përkrahjen për zhvillimin kompakt të Kosovës.
Ai ia ka bashkëngjitur postimit të tij edhe linkun e faqes zyrtare të kësaj agjencie, ku njoftohet për mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, të cilët i kanë përzgjedhur shtetet e reja që do të përfitojnë nga programet e granteve të kësaj agjencie.
Në njoftim thuhet se Bordi i Drejtorëve e rikonfirmoi përkrahjen e tij për zhvillimin e vazhdueshëm kompakt në Kosovë, Indonezi dhe Lesoto, vende keto që do të mbeshteten nga MCC.
Sipas njoftimit, MCC-ja ofron grante për vendet në zhvillim që përmbushin standarde rigoroze për qeverisje të mirë, duke përfshirë luftimin e korrupsionit dhe respektimin e të drejtave demokratike.
Kjo agjenci ka qasje që ngjan me qasjen biznesore dhe është e përkushtuar ndaj të dhënave, llogaridhënies dhe vendimeve të mbështetura në dëshmi, thuhet në fund të njoftimit.