Kosnett: Me BE-në kemi partneritet dhe jo rivalitet
22 shtator 2020
| 09:20
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” tha se për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, palët duhet të bëjnë kompromise.
Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe bashkëpunimit që ka SHBA-ja me Bashkimin Evropian, Kosnett tha se me Brukselin, Uashingtoni ka partneritet dhe jo rivalitet.