Kosnett: Ne nuk kërkuam që të votohet Vjosa Osmani për presidente
15 prill 2021
| 21:20
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se në kohën kur duhej të votohej presidenti, SHBA nuk ia kishte këtkuar opozitës të votonin një emër të caktuar.
Kosnett thekson se nuk ishin për Vjosa Osmanin, por thjesht të votohej dikush.
‘’ Nuk i kërkuam askujt për të votuar për Vjosa Osmanin për presidente, por të kryenin obligimin e tyre si deputetë duke votuar’’.
‘Kurrë nuk dëgjon që demokratët bojkotojnë Kongresin, qeveria nuk mund të bëjë më shumë nëse opozita nuk merr pjesë.’’shton ai në Rubikon.