Kosnett përgëzon Kosovën për anëtarësim në këtë nismë
Ambasadori ShBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka përgëzuar Kosovën për anëtarësimin në iniciativën e Thirrjes Globale për Veprim për Fuqizimin Ekonomik të Grave, të udhëhequr nga ShBA-të.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se gjatë historisë së Kosovës, udhëheqëset femra kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për qeverinë dhe shoqërinë.
“Ne e përgëzojmë Kosovën për anëtarësimin në këtë nismë. Gjatë historisë së Kosovës, udhëheqëset femra kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për qeverinë dhe shoqërinë. Sidoqoftë, mbetet shumë punë për t’u siguruar që gratë mund të participojnë në ekonomi plotësisht dhe lirisht”, ka shkruar Kosnett, ku ka bashkangjitur edhe një video të ministres së punëve të jashtme, Meliza Haradinaj duke e hedhur nënshkrimin e saj në deklaratën zyrtare.
We commend 🇽🇰 #Kosovo for joining the 🇺🇸 U.S.-led #C2A4Women initiative. Throughout Kosovo’s history, female leaders have made significant contributions to the government and society. However, much work remains to ensure women can fully & freely participate in the economy. https://t.co/JRbMD68b3B
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 26, 2020