Kosnett: Përqafimi i diversitetit sjell përfitime për të gjithë qytetarët
31 mars 2021
| 14:01
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se përqafimi i diversitetit prodhon përfitime konkrete për të gjithë qytetarët.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se duhet punohet së bashku drejt rezultateve të vërteta për të drejtat e njeriu.
“Siç pranon zëvendëskryeministrja e parë e pakicave joserbe e Kosovës, Emilija Redzepi dhe siç pranojmë ne, përqafimi i diversitetit dhe përfshirjes prodhon përfitime konkrete për të gjithë qytetarët. Të punojmë së bashku drejt rezultateve të vërteta për të drejtat e njeriut, reformën zgjedhore, lirinë fetare dhe drejtësinë kalimtare”, ka shkruar Kosnett.