Kosnett takohet me Kurtin e Konjufcën si dhe Mustafën, Osmanin e Veliun
Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, sot gjatë ditës ka takuar kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe nënkryetarën e Kuvendit, Arbëri Nagavcin, merr vesh Gazeta Express nga burime të mirë informuara.
Pas takimit me krerët e LDK-së, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë ka takuar edhe krerët e Lëvizjes Vetëvendosje e ku merret vesh se temë kryesore e diskutimit, ka qenë formimi sa më i shpejtë i qeverisë.
Kosnett ndryshe sot është takuar edhe me liderin e LDK-së, Isa Mustafën dhe dy nënkryetarët e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmanin dhe Agim Veliun.
Ambasadat në vend që pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit kanë bërë thirrje të vazhdueshme që sa më shpejtë të formohen institucionet në vend, derisa, ka pasur disa takime me liderët e LDK-së dhe LVV-së.
Kërkesat e tilla janë përsëritur edhe pas konstituimit të Kuvendit të Kosoëvs, në javën që lamë pas.
Derisa po shtohen thirrjet për krijim të qeverisë, LDK dhe LVV nuk kanë arritur që të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëqeverisje brenda këtij viti.