
Kosnett viziton KEK-un
11 prill 2019
| 20:31
Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar sot Korporatën Energjetike të Kosovës.
Në një postim në “Twitter”, ai ka shkruar se SHBA-ja mbështet një strategji të larmishme të energjisë për Kosovën, përfshirë qymyrin dhe burimet e ripërtërishme.
“Siguria e energjisë dhe infrastruktura moderne janë jetike për të siguruar prosperitet”, ka shkruar ai.
/Epoka e re/