![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/Fotot-nga-takimi-i-kryetares-Caka-Nimani-me-Ambasadorin-Kosnett.jpg)
Kosnett zotohet për vazhdimin e mbështetjes për Gjykatën Kushtetuese
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gresa Caka -Nimani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, të cilin e ka njoftuar me punën e deritanishme të gjykatës, si dhe me prioritetet e saj gjatë mandatit tre vjeçar në krye të këtij institucioni.
Në njoftimin për medie të gjykatës është thënë se Kosnett është zotuar për vazhdimin e mbështetjes për Gjykatën Kushtetuese.
“Ajo shprehu mirënjohjen për përkrahjen që Qeveria amerikane i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet projekteve të ndryshme për konsolidimin e saj institucional që nga themelimi dhe theksoi nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen. Pasi që i uroi suksese znj. Caka – Nimani në detyrën e Kryetares së Gjykatës, ambasadori Kosnett u zotua për vazhdimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Gjykatën Kushtetuese dhe për institucionet e tjera në vend, me qëllim të forcimit të gjyqësisë së pavarur dhe sundimit të së drejtës në Republikën e Kosovës”, është thënë në njoftimin e Kushtetueses.