
Kosnetti: Amerika asnjëherë nuk ka inkurajuar ndryshimin e kufijve apo ndarjen
13 dhjetor 2019
| 14:49
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se vendi i tij asnjëherë nuk ka inkurajuar në mënyrë aktive ndryshimin e kufijve apo ndarjen
“Ne kemi thënë se nëse Kosova dhe Serbia bien dakord për një zgjidhje gjithëpërfshirëse që përfshin rregullimin e kufijve, ne nuk do ta refuzojmë atë, por është e rëndësishme që shikuesit tuaj ta dinë që ShBA-ja asnjëherë nuk ka inkurajuar në mënyrë aktive ndryshimin e kufijve, ndarjen, siç e kanë quajtur disa”, ka thënë Kosnetti në një intervistë për “Kossev”.
Ai ka thënë se qëndrimi i administratës amerikane është se “marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të jetë e pranueshme për disa politikanë por për popujt e të dyja vendeve”.